Turqia

Rruga Efes-Mimas, udhëtim në një histori 8 mijë vjeçare

“Linja Efes-Mimas” e cila shtrihet nga koha e lashtë e deri në ditët e sotme, dhe rruga 709 kilometërshe në këtë drejtim, po i bashkon me histori vizitorët e qytetit të Izmirit, e kaluara e së cilës shtrihet në 8 mijë vite më parë

25.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Rruga Efes-Mimas, udhëtim në një histori 8 mijë vjeçare Foto: Emin Mengüarslan / AA

Izmir

IZMIR (AA) - Ahmet Bayram

“Linja Kulturore Efes-Mimas”, e cila bashkon rrugët tematike të cilat janë të trashëguara nga qytetërimi i lashtë Ionian te Osmanët, e nga Osmanët deri në ditët e sotme, po ofron pamje unike për vizitorët e saj.

“Linja Efes-Mimas”, e cila shtrihet nga koha e lashtë e deri në ditët e sotme, dhe rruga 709 kilometërshe në këtë drejtim, po i bashkon me histori vizitorët e qytetit të Izmirit, e kaluara e së cilës shtrihet në 8 mijë vite më parë.

Shtyllën kryesore të kësaj linje e përbëjnë 6 shtigje në mes të qyteteve antike Efes, Kolophon, Lebedos, Teos, Klazomenai dhe Erythrai.

Rruga Efes-Mimas, e cila nis përpara Tempullit Artemis të qarkut Selçuk, kalon nga qarqet Seferihisar, Güzelbahçe, Urla, Çeşme dhe përfundon në Karaburun, emri mitlogjik i të cilit është “Mimas”.

Rruga ofron për vizitorët e saj gjithë trashëgiminë kulturore dhe historike, duke kaluar nga qytetet e themeluara në Anadollin Perëndimor nga Ionianët, i cili është njëri prej qytetërimeve më madhështore të historisë.

Natyrëdashësit, të cilët rrugëtojnë kohë pas kohe nga rrugët me asfalt, rrugët me dhe, nga shtigje, plazhe e në mesin e mbetjeve historike, sidomos gjatë stinës së pranverës po ecin në mes të luleve shumëngjyrëshe dhe pemëve të lulëzuara para dhënies së frutave.

Më shumë se 100 lloje të barishteve të cilat gjelbërojnë nëpër livadhe, pothuajse po i mahnisin këmbësorët.

Vizitorët në pushimet në kodra të arritura pas pjerrtësive, çlodhen me pamjen ku takohen e kaltërta me të gjelbrën dhe me erën që fryn nga Deti Egje.

Natyrëdashësit duke kaluar nga fshatrat e gadishullit, po ashtu takohen me shitësit të cilët i shesin produktet e tyre në stole të vogla.

Rruga Efes-Mimas, udhëtim në një histori 8 mijë vjeçare
“Linja Kulturore Efes-Mimas”, e cila bashkon rrugët tematike të cilat janë të trashëguara nga qytetërimi i lashtë Ionian te Osmanët, e nga Osmanët deri në ditët e sotme, po ofron pamje unike për vizitorët e saj. Shtyllën kryesore të kësaj linje e përbëjnë 6 shtigje në mes të qyteteve antike Efes, Kolophon, Lebedos, Teos, Klazomenai dhe Erythrai. ( Emin Mengüarslan - Anadolu Agency )
25.04.2018 Emin Mengüarslan
1 / 23Turistët të cilët në etapën İçmeler-qyteti Antik Klazomenai ecin në ullishte dhe toka pyjore, në masë të madhe pushojnë për një çaj në Seshin Uzbek, i cili është një fshat i vogël peshkatarësh.

Pas Uzbekut, ata të cilët në kilometrin e 16-të të etapës arrijnë në një lartësi prej 200 metrash, arrijnë në lagjet İskele dhe Çeşmealti të Urlas dhe në Ishullin Karantina.

Pas një zbritjeje prej 700 metrash, ecja vazhdon pas qytetit të lashtë Klazomenai.

Adhuruesit e ecjes, duke e vizituar Qytetin e Lashtë Klazomenai mund të shohin punëtorinë e parë të përpunimit të vajit të ullirit, që daton në mijëvjeçarin e gjashtë para erës sonë.

Disa persona me përvojë në grupe, japin informacione në lidhje me qytetin antik të vizituar.

- Pamje unike në ujërat e Efes-i

Kurse etapa Qyteti Antik Efes-Pamucak nis nga mbetjet e Tempullit Artemis, i cili shihet si njëra prej shtatë mrekullitë e botës.

Pasi që të kalohet nga Shpella e Shtatë të Fjeturve dhe në mesin e kopshteve të pemëve, arrihet në portën jugore të Qytetit Antik Efes. Duke u ngjitur nga pjerrtësia natyrëdashësit arrijnë në muret të cilat e rrethojnë qytetin, prej nga shikojnë nga lartë Efesin dhe Deltën e Menderesit të Vogël.

Më pas vizitorët takohen me një atmosferë mistike, ku adhuruesit e ecjes të cilët nga mbetja e urës së harkut kthehen në të djathtë, duke u ngjitur nga një luginë arrijnë në muret e Qytetit të Lashtë Efes.

Pas Efesit, duke vazhduar në drejtim të detit, kalohet në zbritje dhe 6 kilometra në veri të qytetit të lashtë, arrihet në bregdetin Pamucak, me gjatësi prej 5 kilometrash.

- Qytet i 6 ionëve

Nënkryetari i Federatës së Alpinistëve të Turqisë, Ertuğrul Tugay, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Rruga Efes-Mimas ka një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e kulturës dhe të tregtisë të Ionëve, të cilët gjatë historisë kanë themeluar shtetet e pavarura të qyteteve në Izmir dhe përreth saj.

Duke u shprehur se e kanë përjetësuar projektin e “Linjës Kulturore Efes-Mimas” për përfitime të turizmit nga kjo rrugë antike në rajon dhe për zhvillimin e popullit të këtij rajoni, Tugay thotë se: “Qëllimi jonë në përgatitjen e këtij projekti ishte zbulimi i atyre rrugëve të cilët lidhin me njëra-tjetrën 6 qytete të Ionëve të cilat ndodhen në Gadishullin e Izmirit dhe që t’i ofrojmë ato në përdoruesit e ditëve të sotme. Në rrugën historike, përveç ecjes dhe shtigjeve për biçikleta, janë shtuar edhe linjat me tema të ullirit, vreshtës dhe të detit. Rruga Efes-Mimas, në të cilën në përshtatje me standardet ndërkombëtare janë vendosur shenjat dhe pllakat e drejtimit, me linjat e reja, në 49 shtigje të ndryshme është në gjatësi prej 709 kilometrash”.

- Trashëgimia e pasur kulturore

Yasemin Dağaçar e cila ka marrë pjesë në ecje, thotë se këtë rajon po e viziton për 20 vite. Duke u shprehur se aktivitetet e tilla po kontribuojnë edhe në zhvillimin e popullit vendas, Dağaçar, thotë se “Persona të shumtë nuk i dinin produktet si nerkisi, angjinarja, hurma e ulliri. Këto produkte u njohën dhe me këtë përfitoi edhe populli vendas i cili i prodhon këto produkte. Po ashtu gjatë rrugëtimit mund të shihni edhe tulipanin dhe zymbylin e malit, të cilat nuk i keni parë kurrë më herët”.

Edhe Halil Demir thotë se Linja Efes-Milas është njëra prej rrugëve të rralla ku mund të gjenden së bashku edhe bukuritë natyrore, por edhe ato historike.

Duke bërë të ditur se në këtë rajon vjen për 10 vite, Demir tha se “Kjo linjë ofron një bukuri tjetër në çdo ecje, në çdo stinë njiheni me gjëra të ndryshme”.

Edhe 67 vjeçarja Işık Kavalcı thotë se, “Në qytetet antike ka një trashëgimi të pasur kulturore. Ata të cilët vijnë këtu për të ecur, në fillim do t’i gjejnë bukuritë historike dhe natyrore, kurse më pas do të shohin bimë endemike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.