PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pritur në takim anëtarë të familjes së dëshmorit Agim Bajramit, i cili ishte ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendëskomandant i Zonës Operative të Nerodimes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Presidenca thuhet se Presidenti Thaçi duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ka dekoruar Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”. Thaçi dekoratën ia dorëzoi familjes Bajrami.
Agim Bajrami ka rënë dëshmor në luftë gjatë vitit 1998.