Turqia

Turqi, në operacionet anti-terroriste gjatë javës neutralizohen 42 terroristë

Midis 42 personave të neutralizuar gjatë javës së kaluar ka dhe nga ata që ndodhen në listën e kuqe dhe gri të terroristëve të kërkuar

Selma Kasap  | 23.04.2018 - Përdıtësım : 24.04.2018
Turqi, në operacionet anti-terroriste gjatë javës neutralizohen 42 terroristë

Ankara

ANKARA (AA) – Në operacionet e zhvilluara në Turqi gjatë javës së kaluar, nga 16 deri në 23 prilli, u neutralizuan 42 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se brenda javës së kaluar forcat e sigurisë kanë kryer 1.383 operacione.

Në luftën kundër organizatës terroriste FETO/PDY janë arrestuar 532 persona.

Midis 42 personave të neutralizuar gjatë javës së kaluar ka dhe nga ata që ndodhen në listën e kuqe dhe gri të terroristëve të kërkuar.

Gjatë operacioneve anti-terroriste janë ndaluar gjithsej 4.335 persona, prej të cilëve 722 në kuadër të luftës kundër terrorizmit, 88 për shkak të emigrimit të paligjshëm, ndërsa 3.525 për shkak të kontrabandimit të substancave narkotike.

Për shkak të dyshimeve për ndihmë të terroristëve të PKK-së u ndaluan 131 persona, ndërsa 47 të tjerë u ndaluan nën dyshimin për lidhje me DEASH-in.

Operacionet e kryera në Bingöl, Diyarbakır, Hakkari, Mardin, Tunçel, Shirnak dhe Van u shkatërruan 34 fortesa, strehimore dhe shpella që përdoreshin nga terroristët. Gjithashtu u konfiskuan 53 copë armë, 39 granata dore dhe më shumë se 5.000 copë municioni, ndërsa u shkatërruan 19 mjete shpërthyese artizanale.

Në operaciojnet kundër migracionit të paligjshëm janë kapur 9.062 emigrantë, nga të cilët 350 në det, me ç'rast u arrestuan 88 persona të dyshuar se kanë organizuar kalimet e paligjshme të kufirit turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.