Kulturë

Trofta e Ohrit- lloji i veçantë i peshkut i cili nuk është promovuar aq sa duhet

Trajçe Taleski nga Enti për Hidrobiologji në Ohër, thotë se kjo troftë ka populluar liqenin që nga koha kur është formuar liqeni, dy milionë vjet më parë

Miki Trajkovski  | 07.02.2016 - Përdıtësım : 08.02.2016
Trofta e Ohrit- lloji i veçantë i peshkut i cili nuk është promovuar aq sa duhet

Ohër

OHËR (АА) – E njohur për pikat e kuqe në trupin e saj, trofta e Ohrit si një lloj endemik i peshkut që jeton në liqenin e Ohrit njihet edhe për mishin e bardhë dhe shumë të shijshëm thonë për Anadolu Agency (AA) njohësit e mirë të karakteristikave që ka ky lloj i peshkut.

Trajçe Taleski nga Enti për Hidrobiologji në Ohër, thotë se kjo troftë është e veçantë edhe për sa i përket moshës së saj, sepse siç thuhet, kjo troftë ka populluar liqenin që nga koha kur është formuar, dy milionë vite më parë, ndërkohë që pikat e kuqe në trup i bëhen të dukshme në kohën e shumimit natyror të saj.

"Trofta ka arritur që gjatë këtyre dy milionë viteve të diferencohet në disa lloje këtu në liqenin e Ohrit. Ky është një rast i veçantë që në një sistem ekologjik kaq të vogël të formojë lloje të ndryshme ose nën lloje.

"Mund të dallohet edhe për nga pikat e kuqe, mirëpo edhe ato dallojnë varësisht të llojit”, thotë ai.

Kryetari i Klubit të Peshkimit Sportiv, Radovan Dimitrievski, duke folur për tiparet e troftës së Ohrit, për Anadolu Agency shprehet se ajo dallon nga trofta e lumit për nga forma sepse ka një trup të shtypur dhe kokë më të vogël.

“Në të kaluarën kushtet e liqenit kanë qenë të tilla që e kanë bërë liqenin të jetë i natyrës së mbyllur, prandaj në liqe nuk kanë mundur të migrojnë lloje të tjera të peshkut që ka bërë troftën e Ohrit të ruaj strukturën. Ne e dallojmë këtë troftë jo vetëm për nga pamja e saj e jashtme, por edhe për nga mishi, për nga ushqimi dhe jeta që bën. Ajo jeton në thellësi të mëdha të liqenit”, thotë Dimitrievski.

Ai shton se nevoja për marrjen e masave për mbrojtje të troftës janë të natyrës urgjente sepse po përballet me probleme serioze të mbijetesës. Mënyra specifike me të cilën peshkohet në thellësira mes 40 dhe 80 metrash mund të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit peshkatar.

“Peshkohet në thellësi prandaj kjo veçori mund të shfrytëzohet që të zhvillojmë turizmin e peshkimit sepse askush nuk do të vijë te ne për të peshkuar ndonjë lloj tjetër, por pikërisht troftën e Ohrit. Nga këto arsye, nuk guxojmë të lejojmë shkatërrimin e saj”, thotë Dimitrievski sipas të cilit ekzemplari më i madh i kapur ka peshuar 22 kilogram, ndërsa vitin 1991 e quan vit fatal kur janë nxjerrë nga liqeni mbi 150 ton troftë.

-Si të bëhet brendimi i troftës së Ohrit dhe a mund Maqedonia ta bëjë këtë vet

“Troftën e Ohrit, Maqedonia si shtet nuk mund ta brendojë si troftë nga Maqedonia, por vetëm si troftë nga Liqeni i Ohrit, sepse liqenin e ndajmë me Shqipërinë. Trofta e Ohrit është njohur në opinionin shkencor ndërsa turistët kanë mundësinë për ta parë kur ajo është e gatshme t'u shërbehet nëpër restorantet, ose në instalimet e Institutit për Hidrobiologji në Ohër", tha Zoran Spirkoski i punësuar në këtë institucion shkencor.

Ai për AA thotë se viteve të fundit ka përpjekje për klloçitje artificiale në Institutin për Hidrobiologji në mënyrë që të bëhet shumimi i kësaj specie endemike e peshkut në liqen, periudha për kapjen e peshkut nga liqeni destinuar për hedhje të vezëve artificiale. Pritet që ky institucion të mbledhë 2.5 milionë ikra të cilat do të klloçitin në këtë institucion që më pastaj të lëshohen në liqen.

Specialitetet nga trofta e Ohrit janë shumë të kërkuara në restorantet në Ohër dhe Strugë, ndërsa përgatitja bëhet në mënyra të ndryshme. Në njërin nga restorantet në Strugë na sqaruan mënyrën e përgatitjes së troftës e cila siç thanë më së shumti konsumohet nga turistët.

“Ka mënyra të ndryshme për përgatitje të këtij peshku, siç janë 'trofta e pjekur' dhe 'trofta e rrahur'. Për gatim të troftës nevojiten shumë mëlmesa, të pastrohet mirë dhe të dekorohet me limon ose portokall. Për pjekje nevojiten 15 minuta. Trofta e rrahur përgatitet ashtu që pas pastrimit piqet e tëra dhe ndërkohë përgatitet oriz dhe presh me mëlmesa të nevojshme të cilat pastaj bashkë vendosen në pjatë. Në fund mbi perimet vendoset mishi i peshkut”, rrëfen Stevçe Jovanovski kuzhinier në njërin nga restorantet e Strugës.

Përveç mishit të troftës, e njohur është edhe çorba me ikra të troftës së Ohrit. Sa i përket çmimit, një kilogram troftë Ohri, arrin në 1000 denarë (16 euro). 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın