Al-Doumy për konkursin "Istanbul Photo Awards": Vepra shumë mbresëlënëse nga e gjithë bota
Duke tërhequr vëmendjen për dimensionin ndërkombëtar të konkursit, Al-Doumy u shpreh: "Ka vepra shumë mbresëlënëse nga e gjithë bota. Tema dhe histori shumë mbresëlënëse"
Bruksel
Sameer Al-Doumy, fituesi i çmimit "Fotografi i Ri" i dhënë posaçërisht për 10-vjetorin e "Istanbul Photo Awards, një konkurs ndërkombëtar i fotografisë lajm i organizuar nga Anadolu, tha se konkursi i siguroi më shumë motivim atij për të dokumentuar ato që ndodhin në botë dhe se në konkurs ka dëshirë të marrë pjesë edhe në vitin 2025, raporton Anadolu.
Lidhur me konkursin, Al-Doumy bëri vlerësime për Anadolu në aktivitetin zyrtar të mbajtur në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, me rastin e 10-vjetorit të "Istanbul Photo Awards".
Al-Doumy, i cili u nderua me çmimin "Fotografi i Ri", çmim special i dhënë për 10-vjetorin, për përzgjedhjen e fotografive për tërmetet e ndodhura më 6 shkurt të vitit 2023 me epiqendër në Kahramanmaraş, i quajti "me të vërtetë të mrekullueshme.
"E organizuar shumë mirë. Çdo gjë është e mrekullueshme", shtoi ai.
Duke theksuar dimensionin ndërkombëtar të konkursit, Al-Doumy u shpreh se, "Ka vepra shumë mbresëlënëse nga e gjithë bota. Tema dhe histori shumë mbresëlënëse".
Al-Doumy shprehu kënaqësinë që veprat e tij u vlerësuan dhe u njohën nga një juri ndërkombëtare.
"(Konkursi) më jep më shumë motivim për të dokumentuar ato që po ndodhin në botë", u shpreh ai.
Fotografi i ri Al-Doumy theksoi se është impresionuar shumë që ekspozita ka tërhequr kaq vëmendje. Ai shtoi se do të përfundojë përgatitjet e tij dhe do të aplikojë për "Istanbul Photo Awards" edhe në vitin 2025.
- Aplikimet për vitin 2025 do të zgjasin deri më 10 janar
Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2025", i cili do të mbahet për të 11-të herë, kanë filluar dhe janë në vazhdim.
Fotografët profesionistë mund të aplikojnë online deri më 10 janar 2025 në adresën 'www.istanbulphotoawards.com'.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.