Hasan Esen
14 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
ROTTERDAM (AA) - Holandezët ditën e nesërme do të dalin në zgjedhje nën hijen e retorikës raciste, anti-islame, ksenofobike dhe skandalit diplomatik që ndodhi me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zgjedhjet që do të mbahen ditën e nesërme në Holandë marrin pjesë 14 parti. Pavarësisht se kryeson Partia Liberale (VVD) e cila udhëhiqet nga kryeministri Mark Rutte asnjë parti nuk ka shansin për të qenë e vetme në pushtet.
Sipas anketës së kompanisë hulumtuese Peilingwijzer pritet që VVD të marrë 24-28 vende në parlamentin me 150 vende. Anketat tregojnë se kryeministri Rute i cili ka rritur sadopak votat e tij pas skandalit diplomatik me Turqinë, sërish nuk e ka arritur rezultatin që dëshiron dhe se do të humbas të paktën 13 vende nga 41 të cilat i fitoi në zgjedhjet e vitit 2012.

Rutte duke ndarë të njëjtën retorikë me të djathtën ekstreme, i cili u ka thënë "shporruni" të rinjve turq që janë nënshtetas të Holandës, që ka dhënë njoftimin në gazetë "largohu nga vendi nëse nuk zbaton rregullat" dhe i cili së fundmi ka ndaluar aktivitetin që do të mbahej në Holandë në lidhje me referendumin, edhe sikur të dalë i pari në votime nuk do të ketë shumë vështirësi për të formuar qeverinë.
PVV partia raciste dhe anti-islame partia e dytë
Parashikohet se partinë VVD të Rute-s do ta ndjekë me 20-24 vende Partia e Lirisë (PVV) e cila udhëhiqet nga i djathti ekstrem Geert Wilders. PVV e cila në programin e saj të bazuar mbi "pastrimin nga islami" të Holandës dhe e cila ka premtur të mbyllë xhamitë në vend, të ndalojë Kuranin dhe të anulojë lejet e qëndrimit për refugjatët, në javët e fundit ka shënuar rënie. Pavarësisht kësaj humbjeje partia ka arritur një ngritje të madhe në krahasim me vitin 2012 ku ajo ka marrë 15 vende. Rritja e votave të PVV-së nga e treta në vendin e dytë tregon se racizmi në vend është në rritje.
Partia Punës do të humbë vota serioze
Ndërsa partia që do të pësojë humbjen më të madhe të votave do të jetë Partia e Punës (PvdA) e udhëhequr nga Lodewijk Asscher e cila është partnere në qeveri pasi në zgjedhjet e vitit 2012 mori 38 vende. PvdA e cila pritet të marrë 10-12 vende dhe do të humbë vota në nivel rekord si rezultat i përdorimit të shprehjeve të ngjashme nga një anë me zhillimin e shprehjeve alternative.
Lideri i partisë dhe zv/kryeministri Asscher, pasi humbi besimin në popull dhe pasi zbuloi se tashmë nuk do të merrte më lehtë votat e pakicave ai për të rritur votat e partisë doli me qëndrime kundër emigrantëve dhe Turqisë. PvdA largoi nga partia deputetët turq Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk për shkak se nuk dhanë votëbesimin për politikën e integrimit të partisë. Pas parashikimeve se PvdA nga partia e dytë do të bie në vendin e shtatë duket qartë se edhe sikur të marrë pjesë në një qeveri të mundshme ajo nuk do të jetë e fuqishme si më parë.
Ndërsa Partia Kristian Demokrate (CDA) ka arritur me sukses të rrisë votat e saj sërish në kuadër të retorikave anti-islame. CDA e cila vitin kishte një qëndrim kundër Islamit dha një propozim për pengimin e ndihmës financiare ndaj xhamive në vend pritet të nxjerrë 19 deputetë. Partia e cila ka rritur fuqinë e saj në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ku kishte marrë 13 deputetë, mendohet se do të dalë e treta ose e katërta.
DENK do të ndikojë balancat e koalicionit
Në këto zgjedhje do të garojë Partia DENK e cila në gjuhën holandeze ka kuptimin "mendo" dhe e cila është formuar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk të cilët i largoi partia PvdA. Partia DENK e cila ka hyrë në arenën politike për të mundësuar që të dëgjohet zëri i njerëzve të heshtur, pasi në vitet e fundit në Holandë ka nisur të rritet kundërshtimi ndaj muslimanëve dhe turqve, krahas votave të muslimanëve dhe turqve ajo kërkon edhe votat e holandezëve. Thuhet se DENK do të arrijë sukses të rëndësishëm në zgjedhje pasi ajo ka një retorikë kundër racizmit, kundër urrejtjes për të huajt dhe lslamit.
Një partie për të formuar qeverinë i duhet të marrë të paktën mbështetjen e 76 deputetëve nga 150 sa ka parlamenti. Në këtë pikë partitë të cilat në vend të politikave konkrete bazohen në retorikat kundrejt racizmit dhe kundër të huajve pritet që të marrin vota të afërta me njëra tjetrën, gjë e cila e bën të detyrueshëm koalicionin në Holandë.
Pas krizës mes Holandës dhe Turqisë, thuhet se partia DENK të cilën e themeluan muslimanët do të ndikojë në balancat e koalicionit me deputetët që do të fitojë. Parashikohet se DENK do të ndërmarrë një rol të rëndësishëm në ekuacionin e koalicionit
Ndër të tjera bëhet e ditur se në zgjedhjet që do të mbahen do të konkurojnë për deputetë edhe 27 kandidatë me origjinë turke nga parti të ndryshme.