Shkencë dhe Teknologji

"Veturat autonome shkaktojnë stres më të madh te udhëtarët"

Ndryshe nga siç ishte perceptuar, teknologjitë ekzistuese për vozitje autonome, perceptohen si një faktor i cili shkakton një stres shtesë, në vend që të trajtohen si lehtësuese

Aldıjana Hadzıc  | 20.03.2018 - Përdıtësım : 20.03.2018
"Veturat autonome shkaktojnë stres më të madh te udhëtarët"

Berlin

BERLIN (AA) – Vozitja në veturat autonome shkakton te udhëtarët një stres më të madh se në veturat e zakonshme, flasin të dhënat e një studimi të publikuar të Universitetit Kempten në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

”Hulumtuam se si duhet të jetë e dizajnuar një veturë e së ardhmes, në mënyrë që njerëzit të mund te ju besojnë veturave të tyre“, deklaroi autori i studimit Bernhard Schick, transmeton Xinhua.

Siç duket, ndryshe nga siç ishte perceptuar, teknologjitë ekzistuese për vozitje autonome, perceptohen si një faktor i cili shkakton një stres shtesë, në vend që të trajtohen si lehtësuese.

Schick ka bazuar konstatimin e tij në eksperimentin me mbi 50 të anketuar të moshës mes 18 dhe 65 vjeçare, të cilët janë vrojtuar gjatë vozitjes së tyre në veturat me sisteme moderne të vozitjes brenda korsisë. Ky sistem është menduar të funksionojë në atë mënyrë që vetura të mos braktisë korsinë në rastet kur vozitësi humb përqendrimin, sidomos nga lodhja.

”Niveli i stresit u rrit tek të gjithë personat të cilët kishin të aktivizuar sistemin e vozitjes brenda korsisë”, deklaroi Corinna Seidler, psikologe e përfshirë në eksperimentet e zbatuara.

Ajo tha se këtë e shkakton ndjenja e pashpjegueshme kur kontrolli i veturës në lëvizje të shpejtë i lihet aparatit.

Seidle është e mendimit se do të nevojitet një kohë, që udhëtarët të mund të ndjehen komod dhe të sigurt në veturat autonome.

Paralelisht me këtë, edhe Schick është i mendimit se, të paktën tani për tani, teknologjia nuk është mjaftueshëm e avancuar, që të garantojë parandalimin e fatkeqësive.

Ndonëse hulumtimet flasin se rritja e veturave autonome do të ulë rastet e vdekjeve në trafik, shkencëtarët nuk parapëlqejnë një qëndrim të tillë optimist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın