Shëndetësi

Brazil, qindra të vdekur nga ethet e verdha

Brazili ka konfirmuar më shumë se 1.127 raste dhe ka regjistruar të paktën 330 vdekje nga sëmundja që nga vera e kaluar

Burcu Arik  | 13.04.2018 - Përdıtësım : 14.04.2018
Brazil, qindra të vdekur nga ethet e verdha

Sao Paolo

SAO PAULO (AA) – Shpërthimi i etheve të verdha në Brazil ka çuar numrin e vdekjeve në më shumë se 300 persona që nga korriku i vitit 2017, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga ministria, Brazili ka konfirmuar më shumë se 1.127 raste dhe ka regjistruar të paktën 330 vdekje nga sëmundja që nga vera e kaluar.

Shteti juglindor Minas Gerais është zona më e prekur pasi 152 vetë kanë vdekur dhe 480 persona të tjerë janë duke u trajtuar, thuhet më tej në deklaratë.

Në Sao Paulo janë raportuar 453 raste të konfirmuara dhe 134 njerëz kanë vdekur. Në Rio de Zhaneiro, 63 vetë kanë vdekur, tha ministria.

Zyrtarët e shëndetësisë vitin e kaluar shpallën një fushatë masive të vaksinimit si një masë paraprake. Fushata është planifikuar të përfundojë në vitin 2019.

Simptomat e zakonshme përfshijnë ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje shpine, dhimbje koke, dridhje, humbje të oreksit dhe vjellje, ndërkihë që shumica e pacientëve që përmirësohen brenda tri deri në katër ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın