Alma Dekovic
04 Maj 2021•Përditësim: 05 Maj 2021
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar golin e 50-të nga gjuajtja e lirë në fanellën e klubit katalanas dhe 56-tin në karrierë, me ç’rast iu afrua rekordit të legjendës Diego Armando Maradona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Messi të dielën kundër Valencia-s e mposhti portierin Jasper Cillessen dhe me këtë shënoi golin e 56-të nga gjuajtja e lirë. Për të thyer rekordin prej 59 golash që e mban bashkëkombësi i tij Maradona, Messi duhet të shënojë edhe tre gola nga gjuajtja e lirë, shkruan “Marca”.
Argjentinasi këtë fundjavë do të ndeshet me Atletico Madridin, klubin kundër të cilit në vitin 2008 shënoi golin e tij të parë nga gjuajtja e lirë.