Sport

Mohamed Salah zgjidhet futbollisti më i mirë në Angli

Çmimin prestigjoz Salahut ia ndau Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në Angli, kurse lojtari më i mirë i ri u zgjodh Leroy Sane

Hüseyin Burak Demirer  | 23.04.2018 - Përdıtësım : 24.04.2018
Mohamed Salah zgjidhet futbollisti më i mirë në Angli

Londër

LONDËR (AA) - Futbollisti i përfaqësueses egjiptiane dhe i Liverpoolit, Mohammed Salah, u përzgjodh lojtari më i mirë i vitit në Angli, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimin prestigjoz Salahut ia ndau Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA).

Salah fitoi çmimin me një diferencë të madhe nga konkurrentët, që përbëheshin nga lojtarë të nominuar të Manchster City, Kevin de Bruine, Leroy Sane dhe David Silva, si dhe Harry Kane nga Tottenham dhe David de Gea nga Manchester United.

Egjiptiani i parë që fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Angli në 35 ndeshje të këti sezoni shënoi 31 gola.

Me një sukses të ngjashëm mund të mburren vetëm Alan Shearer, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez, të cilët kanë shënuar 31 gola në një sezon të vetëm. Salah ka edhe tre ndeshje të tjera, që shihen si një shans i mirë për të vendosur një rekord të ri.

PFA për lojtar më të mirë të vitit në mesin e të rinjve zgjodhi Leroy Sane nga Manchester City.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın