Turqia

"Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi vetëm për luftën kundër terrorizmit"

Erdoğan: Gjendja e jashtëzakonshme në shtet ka të bëjë vetëm me luftën kundër terrorizmit dhe ajo nuk paraqet problem për ata që duan të investojnë

Sibel Kurtoğlu  | 21.04.2018 - Përdıtësım : 21.04.2018
"Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi vetëm për luftën kundër terrorizmit" Foto: Berk Özkan / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi në Stamboll se gjendja e jashtëzakonshme në shtet ka të bëjë vetëm me luftën kundër terrorizmit dhe si e tillë, ajo nuk paraqet problem për ata që duan të investojnë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Kreu i shtetit turk, ka folur të shtunën në Stamboll në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Turqisë për Tregti me Jashtë (DEAI), ndërkohë që në fjalimin e tij, vuri theksin tek sfidat dhe qëllimet me të cilat përballet ekonomia e vendit të tij. 

"E kemi patjetër të dyfishojmë rritjen ekonomike në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona të cilat ia kemi caktuar vetes deri në vitin 2023", tha Erdoğan, për të shtuar se Turqia ka për qëllim të arrijë nivelin e tregtisë me jashtë me një trilion dollarë, ndërsa të ardhurat kombëtare në dy trilionë dollarë.

Me këtë rast, Erdoğan inkurajoi afaristët të cilët dëshirojnë të investojnë në Turqi.

"Dëgjojmë herë pas here si individët ankohen për gjendjen e jashtëzakonshme, ku synojnë të minojnë dëshirën e investitorit për të investuar në vendin tonë. Dua t'i them botës së biznesit dhe t'i pyes nëse gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për ndonjë qëllim tjetër përveç në luftën kundër terrorizmit", porositi Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın