Utku Şimşek
28 Tetor 2025•Përditësim: 28 Tetor 2025
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, u takua të martën në Ankara me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se Guler priti Al Thanin si pjesë e vizitës zyrtare të ministrit të Katarit në Turqi.
Të dy ministrat kryesuan bisedimet midis delegacioneve të tyre.