Ali Murat Alhas
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Një anëtare e lartë e organizatës terroriste PKK është neutralizuar në një operacion ndërkufitar të kryer nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) në Irakun verior, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për Galya Bekir, e cila përdorte emrin e koduar Berivan Sarya, dhe ishte një nga drejtueset e organizatës terroriste, tha një zyrtar në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se terroristja është neutralizuar më 15 prill pranë malit Karakocak në Irakun verior.
Siç thuhet, terroristja u bashkua me PKK-në në vitin 2002 dhe ishte pjesë e akteve terroriste në Irak dhe Siri.