Ekip
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
DIYARBAKIR (AA) - Sipas informacioneve paraprake, nga sulmi me bombë i ndërmarrë nga terroristët e PKK-së ndaj ekipeve të policisë në qarkun Baglar të qytetit juglindor të Turqisë, Diyarbakir janë plagosur 12 persona, në mesin e të cilëve gjenden e edhe civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve është shpërthyer një automjet bombë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK kundrejt një servisi i cili ishte duke mbajtur policët.
Sipas vlerësimeve të para nga shpërthimi janë plagosur 12 persona. Të plagosurit janë transferuar në spitale të ndryshme të qytetit nga ana e ekipeve të ndihmës së shpejt.
Nga shpërthimi janë dëmtuar disa ndërtesa përreth.