Turqia

"Turqia nuk ndalet deri në eliminimin e kërcënimit terrorist"

Presidenti i Turqisë, Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të ndalet deri në eliminimin e plotë të kërcënimit terrorist përgjatë kufijve të saj

Mehmet Tosun  | 21.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
"Turqia nuk ndalet deri në eliminimin e kërcënimit terrorist" ( Kayhan Özer / AA )

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të ndalet deri në eliminimin e plotë të kërcënimit terrorist përgjatë kufijve të saj, në krye me rajonin verior sirian Munbixh, raporton Anadolu Agency (AA).

"Turqia nuk do të ndalet deri në eliminimin e plotë të kërcënimit të terroristëve që presin të gatshëm për të sulmuar Turqinë përgjatë kufijve të saj kryesisht në Munbixh. Gjithmonë e kam thënë se jemi përkushtuar në këtë rrugë. Kush ka guximin, le të urdhërojë, ja sheshi ja mejdani", tha Erdoğan gjatë takimit "Së bashku me popullin tonë për një Turqi më të gjelbër" të mbajtur në Ankara.

Duke njoftuar se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" e deri tani janë neutralizuar 3.698 terroristë, Erdoğan theksoi se në veri të Irakut janë neutralizuar gjithashtu edhe 38 anëtarë të PKK-së. "Nëse kjo do të vazhdojë ne do të shkojmë edhe më tej", tha ai.

"Qendra e Afrinit u mor nën kontroll. Me shpejtësi po kryejmë riparimin e shkollave, spitaleve dhe shumë institucioneve në rajonin që kemi marrë nën kontroll. Ne atje do të sigurojmë sa më parë një mjedis të qetë", tha Erdoğan.

"Flasin sa lartë e poshtë në lidhje me objektivat e operacioneve të mëpasshme që ne i kemi shpallur shumë herë. Thonë se nuk do të dalin nga Munbixhi. Pikë së pari ju nuk keni të drejtë që të jeni atje, e jo më të flisni për të mos dalë prej aty", tha Erdoğan.

Ai bëri të ditur se Turqia me Sirinë ka një vijë kufitare prej 911 kilometra dhe 350 kilometra me Irakun.

"Përse vijnë këtu këto armë? Domethënë se përtej kufirit është Turqia. Do t'i përdorësh këto armë kundër Turqisë dhe kundër Iranit. Sepse nuk ka tjetër. Me Rusinë nuk mund të bëjnë një gjë të tillë. Sepse në momentin që tentojnë një gjë të tillë shpërthen Lufta e tretë Botërore", potencoi Erdoğan.

"Nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump presim të paraqesë një qëndrim i cili të largojë konfuzionet në politikat e tyre kundër vendit tonë dhe të parandalojë deklaratat të cilat tashmë kanë arritur në dimesionet e pakufizuara. Ata që flasin në emër të të nderuarit Trump nuk janë të vetëdijshëm se çfarë thonë", nënvizoi në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın