Turqia

Yildirim thirrje Greqisë të ekstradojë pjesëtarët e FETO-s

"Kjo i shkakton dëm miqësisë sonë. Shpresoj se do të ekstradojnë anëtarët e FETO-s në vendin tone. Ne nuk dëshirojmë që anëtarët e FETO-s të ndikojnë negativisht mbi miqësinë greko-turke dhe mbi raportet tona"

Barış Gündoğan  | 20.04.2018 - Përdıtësım : 21.04.2018
Yildirim thirrje Greqisë të ekstradojë pjesëtarët e FETO-s Foto: Emin Sansar / AA

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi se për fat të keq, anëtarët e organizatës terroriste FETO kohëve të fundit, janë duke e parë Greqinë si një strehë të sigurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku mes tjerash komentoi edhe vendimin e gjykatës Supreme të Greqisë të enjten, me të cilin u lirua njëri nga tetë puçistët e ikur të FETO-s.

"Kjo i shkakton dëm miqësisë sonë. Shpresoj se do të ekstradojnë anëtarët e FETO-s në vendin tonë. Ne nuk dëshirojmë që anëtarët e FETO-s të ndikojnë negativisht mbi miqësinë greko-turke dhe mbi raportet tona”, tha kryeministri turk.

Yıldırım komentoi edhe deklaratat e zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Turqi, në të cilën shprehu shqetësim rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi, pasi siç tha, në vend është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

"Ata të shohin punët e tyre. Kaluan 1.5 vjet nga zgjedhjet në SHBA dhe ata akoma debatojnë për parregullsitë e procesit zgjedhor. Nëse SHBA-të dëshirojnë të shohin se çfarë janë zgjedhje, duhet të vinë në Turqi, të shohin transparencën në vend të ngjarjes”, tha kryeministri i Turqisë.

Kryeministri turk komentoi edhe trazirat e mbrëmshme në ndeshjen midis Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

"Sulmi ndaj trajnerit të Beshiktashit, Shenoll Gynesh është i papranueshëm dhe e dënoj ashpër. Federata e futbollit ka nisur dhe po kryen një hetim, prandaj përgjegjësit do të sanksionohen”, tha Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın