Zarif: Kemi shënuar përparim në negociata, por nuk kemi arritur në pikën e duhur
Ministri i jashtëm iranian, Xhevad Zarif në lidhje me bisedimet për programin bërthamor të vendit të tij me vendet 5+1 tha se "kemi shënuar përparim, por nuk kemi arritur në pikën e duhur"
VJENË (AA) - Ministri i jashtëm iranian, Xhevad Zarif në lidhje me bisedimet për programin bërthamor të vendit të tij me vendet 5+1 tha se "kemi shënuar përparim, por nuk kemi arritur në pikën e duhur", raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrif në ballkonin e hotelit Coburg ka biseduar për një kohë me kryetarin e Autoritetit të Energjisë Atomike të Iranit, Ali Ekber Salihi, Zv. ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Arakçi, Husejin Feridun vëllain e presidentit iranian Hasan Ruhani dhe negociatori Muhammed Nija.
Pas pyetjes se gazetarëve në lidhje me situatën e fundit të bisedimeve Zarif ka pohuar se "kemi shënuar përparim, por nuk kemi arritur në pikën e duhur".
Ndërsa ndaj pyetjes nëse do të zgjatet afati i bisedimeve Zarif i është përgjigjur se "ashtu duket", dhe ndaj pyetjes në lidhje nëse delegacioni negociator i Iranit do të qëndrojnë deri ditën e hënë në Vjenë Zari i është përgjigjur se "shpresoj se nuk do të qëndrojnë".
Zarif duke theksuar se nuk ka një datë në kalendar për përfundimin e bisedimeve, u shpreh se ata duan një marrëveshje të mirë dhe se kjo do të jetë e mundshme me vendosmëri politike. Zarif gjithashtu ka shtuar se bisedimet me Kerryn kanë qenë kontruktive.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.