Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Franck Ribery deri në fund të vitit përsëri në fushën e futbollit

Ribery do kthehet në fushë vetëm pas shërimit të plotë të kyçit të këmbës.

15.09.2015 - Përdıtësım : 15.09.2015
Franck Ribery deri në fund të vitit përsëri në fushën e futbollit

SHKUP (AA) - Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se futbollisti i klubit gjerman Franck Ribery deri në fund të këtij viti do të kthehet në fushë pas një dëmtimi të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Tani është mesi i shtatorit dhe unë mendoj se gjatë 2015, Ribery sërish të kthehet në fushë. Është e rëndësishme se ai ka diagnozën e saktë dhe trajtimin e duhur. Nuk jam pesimist, mendoj se në të ardhmen e afërt do të kthehet në fushë. Kjo nuk do të thotë një ose dy javë", tha Rummenigge.

Ai theksoi se Ribery do kthehet në fushë vetëm pas shërimit të plotë të kyçit të këmbës. Ai kohët e fundit pati deklaruar se ishte nervoz, sepse shërimi i tij është duke zgjatur shumë gjatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın