Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Kreu i auditimit në FIFA dëshiron ti jap fund "konfliktit të interesit" në organizatë

Kreu i Auditimi të FIFA-s publikon planin tetë pikësh për reformat në Federatën Botërore të Futbollit, në kohën kur po zhvillohen hetimet për korrupsion në SHBA.

11.09.2015 - Përdıtësım : 11.09.2015
Kreu i auditimit në FIFA dëshiron ti jap fund "konfliktit të interesit" në organizatë

ANKARA (AA) - Kreu i auditimit të Federatës Botërore të Futbollit me seli në Cyrih (FIFA), ka lëshuar një plan shumë të gjerë për reformën e organizatës, me të cilën parashikon ti jap fund, siç e quajti "konfliktit të interesit", raporton Anadolu Agency (AA).

Domenico Scala prezantoi planin para komitetit ekzekutiv të organizatës në Cyrih të enjten. "Problemi më i rëndësishëm i vetëm në aspektin e komitetit ekzekutiv qëndron në sjelljen e pahijshme të disa anëtarëve të komitetit ekzekutiv të kombinuar me problemin e ‘dyfishtë’ ose edhe ‘të trefishtë’ (disa zyrtarë që mbajnë funksione të shumta, anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, anëtar i organeve ekzekutive të konfederatave ose federatave kombëtare)," tha Scala në prezantimin e planit.

Plani u prezantua, ndërsa hetimet për korrupsion në organizatë janë duke u zhvilluar në SHBA, ku hetimet detyruan të japë dorëheqje presidentin e federatë, Sepp Blatter më 5 qershor.

Scala propozoi rregullimin më të afërt të federatave kombëtare të futbollit dhe federatave rajonale, disa prej të cilave janë në shënjestër të hetimeve për korrupsion. FIFA në të ardhmen, do të refuzojë anëtarësimin e këtyre federatave, nëse ata nuk veprojnë sipas standardeve etike.

Ai gjithashtu propozoi ndarjen e udhëheqjes së FIFA-s në dy entitete, një për menaxhimin dhe një tjetër për mbikëqyrje. Komiteti ekzekutiv, i cili drejtpërdrejt drejton federatën, në të ardhmen do të zgjidhet, kurse pushteti i saj do të kufizohet.

Sipas propozimit të Scala-s, edhe numri i komisioneve të përhershme do të reduktohet.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s duhet të zgjidhet në dhjetor, para së cilës do të paraqiten propozimet e ndryshimeve të propozuara në takimin e Kongresit të federatave anëtare më 26 shkurt.

Në atë mbledhje, është planifikuar që anëtarët të votojnë presidentin e ri, i cili do të zëvendësoj Blatter-in. Princi i Jordanisë, Ali ibn el-Huseini tashmë ka njoftuar kandidimin e tij për president të federatës, ai u mund nga Blatter me një diferencë të ngushtë në zgjedhjet e fundit në maj. Blatter, i implikuar në hetimet për korrupsion, dha dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjes së tij.

Ish-ylli i futbollit francez, Michel Platini, gjithashtu është në garë për presidencën e FIFA-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın