Analizë

Vendimi i SHBA-ve për shitjen e armëve do të ndikojë në krizën e Ukrainës

Teksa në njërën anë është mirëpritur në Ukrainë vendimi i SHBA-ve për shitjen e armëve, theksohet se në anën tjetër Rusia pretendon se shitje e armëve do të sjellë më shumë dëme sesa të mira në lindje të Ukrainës

25.12.2017 - Përdıtësım : 26.12.2017
Vendimi i SHBA-ve për shitjen e armëve do të ndikojë në krizën e Ukrainës

Kiev

KIEV (AA) - ALİ CURA

Theksohet se vendimi i SHBA-ve për të shitur "sistemet e armëve të zhvilluara për qëllime të mbrojtjes" në Ukrainë do të sjellë zhvillime të reja në lidhje me krizën në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Amerikan i Shtetit njoftoi javën e shkuar se ishte vendosur që të realizohet shitja e armëve për ushtrinë e Ukrainës nën emrin "sistemet e mbrojtjes të zhvilluara për qëllime të mbrojtjes". Me vendimin në fjalë, u hoq kufizimi nga SHBA-ja mbi shitjen e armëve në Ukrainë.

Më parë, derisa ishte informuar se Ukrainës në kuadër të një shitjeje të armëve me vlerë prej 47 milionë dollarësh do t'i shiteshin 210 raketa anti-tank dhe 35 platforma raketa-lëshuese, qeveria e Kievit njoftoi se kishte nevojë për komplekset anti-snajper gjatë luftës kundër separatistëve.

Në mesin e pretendimeve është se në kuadër të kësaj, ndaj Ukrainës mund të kryhet edhe dhënia e pushkëve snajper M107 prodhim amerikan. Ndërsa në mesin e sistemeve për të cilët do të kryhet shitja theksohet se janë edhe raketat anti-tank që përfshijnë sistemet amerikane Javelin.

Theksohet se vendimi i SHBA-ve për të shitur armë do të rrisë tensionet dhe lëvizshmërinë në Donbas. Ndërkohë që vazhdon lufta midis ushtrisë ukrainase dhe grupeve të armatosura separatiste që shpallën të ashtuquajturën "qeveri" që nga viti 2014 në lindje të vendit.

Për shkak se rajoni është shpallur nga qeveria e Kievit si rajon i "operacioneve të luftës kundër terrorizmit", në zonën e përcaktuar me Marrëveshjen e Minskut në "linjën e kontaktit" përjetohen vazhdimisht konflikte mes separatistëve pro rusë dhe forcave nën kontrollin e qeverisë së Kievit.

Vihet në dukje se Ukraina me armët e blera nga SHBA-ja do të bëjë përforcimin rreth armëve të ushtrisë së saj në rajon, ku dhe në të njëjtën mënyrë edhe separatistët mund të rritin veprimet e tyre duke siguruar armë nga Rusia.

- Ukraina e kënaqur, Rusia reagon -

Teksa në njërën anë është mirëpritur në Ukrainë vendimi i SHBA-ve për shitjen e armëve, theksohet se në anën tjetër Rusia ka reaguar ndaj këtij vendimi. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke shprehur falënderimet ndaj SHBA-ve për vendimin e saj në lidhe me shitjen e armëve, ka vlerësuar këtë si "reagim të SHBA-ve për mos përmbushjen e përgjegjësive të Moskës ndaj pushtimit që vazhdon në territoret e Ukrainës dhe të transferimit të armëve të rënda në rajonin Donbas".

"Armët e SHBA-ve nuk do të jenë në duart e ukrainasve për të kryer sulme, por për t'iu kundërpërgjigjur në mënyrë të vendosur sulmuesve. Ato do të jenë me qëllim për të mbrojtur ushtarët dhe civilët e Ukrainës. Në të njëjtën kohë armët do të përdoren për një mbrojtje efektive në përputhje me nenin 51 të marrëveshjes së OKB-së. Gjithashtu kjo do të jetë një vaksinë transantlantike kundër virusit të agresivitetit rus", tha Poroshenko, duke bërë të ditur se këto armë do të përdoren edhe në lindje të vendit për mbrojtjen.

Ndërsa Rusia mendon të kundërtën dhe pretendon se kjo shitje e armëve do të sjellë më shumë dëme sesa të mira në lindje të Ukrainës, ku dhe nëpërmjet Ministrisë së Jashtme ajo ka shprehur reagimin e saj.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Rybakov, tha se SHBA ka kapërcyer kufirin e saj duke i dhënë drejtpërdrejtë Ukrainës armë të dëmshme.

Duke mbrojtur idenë e tij se tashmë kompanitë amerikane shitjen e armëve nuk e kryejnë në heshtje, në kuadër të marrëveshjeve tregtare, por nëpërmjet linjës së shtetit, Raybakov është shprehur: "Washingtoni po përpiqet që ta paraqesë veten si ndërmjetës, ai nuk është ndërmjetës, por një bashkëpunëtor që nxit luftën".

Më tej pasi ka pretenduar se armët e SHBA-ve do të hapin rrugën për viktima të reja në vendin fqinj të Rusisë, Raybakov ka theksuar se nuk do të mund të qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj situate.

Ndërsa në anën tjetër edhe zëvendës ministri tjetër i Jashtëm i Rusisë, Grigory Karasin, është shprehur: "Ky vendim në të vërtetë ka minuar punimet në lidhje me zbatueshmërinë e marrëveshjes së Minskut arritur në vitin 2015".

- Mbështetja ushtarake e SHBA-ve ndaj Ukrainës -

Mbështetja e SHBA-ve për Ukrainën nuk është e kufizuar vetëm me këtë vendim. Pas ndryshimit të qeverisë pas ngjarjeve në vitet 2013-2014, Ukraina e cila u afrua me Perëndimin merr edhe mbështetje ushtarake edhe financiare nga SHBA-ja.

Javët e kaluara, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka miratuar buxhetin e Pentagonit, i quajtur Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Brenda këtij buxheti që i ofron Pentagonit një fond gjithsej prej 692.1 miliardë dollarë parashikohet edhe një financim prej 350 milionë dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Pritet që Ukraina të marrë këtë ndihmë në kuadër të asistencës ushtarake-teknike brenda vitit 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın