Bota, Analizë

Vendet e BE-së miratojnë tarifa mbi 36 për qind për makinat elektrike kineze

Në propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e tarifave të reja, dhjetë vende votuan pro, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan

Ahmet Gençtürk  | 04.10.2024 - Përdıtësım : 07.10.2024
Vendet e BE-së miratojnë tarifa mbi 36 për qind për makinat elektrike kineze Foto: AA/Arkiv

Athinë

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë dhënë dritë jeshile për tarifat mbi 36 për qind për makinat elektrike kineze, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA, në propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e tarifave të reja, dhjetë vende votuan pro, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan.

Një shumicë e cilësuar pro ose kundër propozimit për vendosjen e tarifave përfundimtare u arrit dhe për këtë arsye vendimi iu la komisionit, i cili siguron se do të “vazhdojë të punojë shumë me Pekinin për eksploruar një zgjidhje alternative që duhet të jetë plotësisht në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë.

Agjencia italiane e lajmeve pohoi se Komisioni Evropian e sheh zhvillimin një hap të mëtejshëm përpara drejt përfundimit të hetimit kundër subvencioneve nga shteti kinez për prodhuesit e makinave elektrike.

Sipas raportit, Italia dhe Franca ishin ndër vendet që votuan pro, Gjermania ishte një nga pesë vendet që votuan kundër, ndërsa Spanja abstenoi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.