Bota, archive

“Çmimi Nobel për Paqe dhënë Obamës nuk përmbushi pritjet”

Obama e fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2009 dhe pas kësaj u shkruajt shumë për arsyeshmërinë e ndarjes së këtij çmimi për presidentin amerikan

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
“Çmimi Nobel për Paqe dhënë Obamës nuk përmbushi pritjet”

OSLO (AA) – Ish-shefi i komitetit norvegjez për ndarjen e çmimeve Nobel, Geir Lundestad, deklaroi se çmimi për paqe i cili ju nda presidentit amerikan Barak Obama nuk ka përmbushur pritjet e komitetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama e fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2009, dhe pas kësaj u shkruajt shumë për arsyeshmërinë e ndarjes së këtij çmimi për presidentin amerikan.

Lundestad ka shkruar në librin e tij që pritet të publikohet këtë javë se, Komiteti  për ndarjen e çmimeve Nobel ka pritur që çmimi ti shërbejë atij si shtytës për të forcuar paqen.

"Madje dhe shumë përkrahës të Obamës besojnë se ky ishte një gabim. Në këtë drejtim Komiteti nuk ka realizuar atë që ka pritur”, ka shkruar në librin e tij Lundestad.

Vitin e kaluar, Lundestad është tërhequr nga pozita e drejtorit të Komitetit i cili përzgjedh fituesit e çmimit Nobel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın