Sllovenia pezullon Shengen-in dhe vendos kontrollin në kufirin me Hungarinë
Komisioni Evropian ka thënë se ky veprim i qeverisë sllovene, është në përputhje me dispozitat e Shengen-it të cilat parashohin vendosjen e një kontrolli të përkohshëm të kufijve në situata të krizës

BRUKSEL (AA) – Sllovenia prej sot ka vendosur kontrolle në kufi me Hungarinë duke pezulluar kështu përkohësisht Marrëveshjen Shengen, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Europian ka thënë se ky veprim i qeverisë sllovene është në përputhje me dispozitat e Shengen-it të cilat parashohin vendosjen e një kontrolli të përkohshëm të kufijve në situata të krizës.
Nga Komisioni thonë se për situatën aktuale do të njoftojnë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian, dhe se qëllimi i të gjitha institucioneve është që në "kohë të përshtatshme" të kalojnë në Shengen, apo kufij të hapur.
Epoka e gjatë e udhëtimit pa kufij nëpër Evropë, të hënën u braktis pasi Gjermania dhe më vonë Austria dhe Hungaria kanë krijuar kontrollin mbi kufijtë e saj si përgjigje ndaj fluksit masiv të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera të krizës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.