Fillon në Shqipëri viti i ri shkollor 2015-2016, mesazhe urimi nga Rama dhe Veliaj
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur shkollën “Sami Frashëi” po në kryeqytet për të uruar nxënësit e saj, por edhe të gjithë Shqipërisë, për vitin e ri shkollor.
TIRANË (AA) – Në të gjithë Shqipërinë ka filluar sot viti i ri shkollor 2015-2016, ku 488 938 nxënës në të gjithë vendin do të nisin nga procesin mësimor për në arsimi bazë (9 vjeçar) dhe arsimin e mesëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Anadolu Agency ka ndjekur nga afër hapjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin “Ismail Qemali”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai duku iu drejtuar më një fjalë nxënësve dhe stafit të mësuesve u shpreh se dëshiron që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ta bëjnë këtë shkollë një institucion arsimor model dhe të hapur për komunitetin. “Kjo do të thotë që shumë prej jush duhet të angazhoheni ose në aktivitete sportive, ose në aktivitete kulturore, dhe që ndihmojnë njësinë administrative. Vetëm kur i gjithë komuniteti ta trajtojë shkollën si një pasuri të veten, atëherë do të kemi realisht një shkollë të suksesshme”- u shpreh Veliaj.
Ndërsa Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur shkollën “Sami Frashëi” po në kryeqytet për të uruar nxënësit e saj, por edhe të gjithë Shqipërisë, për vitin e ri shkollor
“Jo rastësisht zgjodhëm shkollën ‘Sami Frasheri’, e fillon këtë vit me tre klasa inteligjente nga 120 klasat inteligjente që janë çelur në gjimnazet e vendit, me objektivin që deri në çeljen e vitit të ri shkollor 2018-2019 të gjitha klasat e Shqipërisë të jenë të tilla”- deklaroi Rama.
Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Lindita Nikolla teksa ka uruar nxënësit për këtë vit shkollor, ndër të tjera ka theksuar se: “Ne po punojmë me tërë forcën e mendjes, por dhe dashurinë e zemrës për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për ‘shoqërinë e dijes’, që ju përgatit ju për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, në vendet më të përparuara.
Në bazë të urdhrit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, viti shkollor në arsimi bazë (9 vjeçar) fillon më 14 shtator 2015 dhe mbaron më 10 qershor 2016, ndërsa në arsimin e mesëm fillon më 14 shtator 2015 dhe mbaron më 17 qershor 2016.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.