arsim

Kina do të ofrojë orë mësimore të inteligjencës artificiale në shkollat fillore dhe të mesme

Shkollat fillore do të ofrojnë lëndë praktike për të prezantuar konceptet e inteligjencës artificiale, ndërsa shkollat e mesme do të ofrojnë lëndë që fokusohen në përdorimin e inteligjencës artificiale në mësim dhe jetën e përditshme

Saadet Gökce  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Kina do të ofrojë orë mësimore të inteligjencës artificiale në shkollat fillore dhe të mesme

Istanbul

Kina planifikon të ofrojë orë mësimore të inteligjencës artificiale (AI) për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për të nxitur talentet e tyre në këtë fushë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve "Xinhua", Komisioni Komunal i Arsimit të Pekinit njoftoi se duke filluar nga semestri i ardhshëm i vjeshtës, fëmijët në kryeqytetin Pekin do të mund të marrin të paktën tetë orë mësimore të inteligjencës artificiale në një vit akademik.

Orët mësimore të inteligjencës artificiale janë vendosur të ofrohen veçmas ose krahas lëndëve të tjera si teknologjia e informacionit.

Shkollat fillore do të ofrojnë lëndë praktike për të prezantuar konceptet e inteligjencës artificiale, ndërsa shkollat e mesme të ulëta do të ofrojnë lëndë që fokusohen në përdorimin e inteligjencës artificiale në mësim dhe jetën e përditshme, si dhe në përmirësimin e aplikimit dhe inovacionit të kësaj industrie.

Në fillim të këtij viti, DeepSeek-i kinez dërgoi një valë tronditëse në industrinë e inteligjencës artificiale me chatbot-in e tij me kosto efektive dhe falas, për shkak të përparimit të tij të shpejtë në rivalizimin e ChatGPT-së dhe OpenAI-së me bazë në SHBA, duke fituar popullaritet të papara në dyqanet e aplikacioneve celulare në të gjithë globin.

Muajin e kaluar, presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilloi një takim me udhëheqës dhe sipërmarrës të teknologjisë, gjatë të cilit ai inkurajoi në maksimizimin e potencialin e tyre.

"Është koha e duhur që ndërmarrjet private dhe sipërmarrësit t'i japin lojë të plotë potencialit të tyre", tha Xi.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Arsimit e Kinës njoftoi se edukimi për inteligjencës artificiale në shkollat fillore dhe të mesme do të përmirësohet, me synimin për të promovuar bashkëpunimin midis industrisë, akademisë dhe hulumtimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.