Kosovë, Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të ligjërojnë edhe në kolegje private
Këshilli Drejtues i Universitet të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka marrë vendim që t'ua ndalojë profesorëve të cilët punojnë në UP që të mbajnë mësim edhe në kolegjet private
Prishtinë
Këshilli Drejtues i Universitet të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka marrë vendim që t'ua ndalojë profesorëve të cilët punojnë në UP që të mbajnë mësim edhe në kolegjet private, transmeton Anadolu.
Sipas këtij vendimi të marrë nga Këshilli Drejtues i universitetit publik më të madh në Kosovë, UP-së, personeli akademik nuk do të lejohet më që të angazhohet me ligjërim në institucionet private të arsimit të lartë.
"Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional", thuhet në vendim.
Numri i studentëve që regjistrohen çdo vit në njërin nga 14 fakultetet e UP-së në nivelin bachelor është rreth 5 mijë.