Maqedoni e Veriut, nxënësit e Medresesë Isa Beu do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit
"Me këtë u zgjidh problemi shumëvjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra. Urime për medresantët", ka thënë kryeministri Talat Xhaferi
Shkup
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, njoftoi se nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup tani e tutje do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit, me çka i është dhënë fund një problemi shumëvjeçar, transmeton Anadolu.
"Me vendim qeverie zgjidhet problemi i Medresesë Isa Beu. Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në shkollën e mesme islame Medreseja Isa Beu do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit", ka shkruar Xhaferi në median sociale.
"Me këtë u zgjidh problemi shumëvjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra. Urime për medresantët!", ka shtuar ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.