arsim

Maqedoni, Ministria e Arsimit promovon 14 tituj shkencorë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi tha se me këto tituj bëhet pasurimi i literaturës universitare me tekste cilësore mësimore për nevojat e studentëve

Nazmi Abduramani  | 17.11.2015 - Përdıtësım : 17.11.2015
Maqedoni, Ministria e Arsimit promovon 14 tituj shkencorë

SHKUP

SHKUP (AA) - Në kuadër të javës së alfabetit dhe projektit “1000 libra” të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot në Institutin e Trashëgimsë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHSH) në Shkup, Ministria e Arsimit dhe Shkencës promovoi 14 tituj të literaturës shkencore botërore të përkthyera në gjuhën shqipe, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi tha se me këto tituj bëhet pasurimi i literaturës universitare me tekste cilësore mësimore për nevojat e studentëve të cilat përdoren në universitetet elitare në Evropë dhe botë.

“Në vitin 2009 Qeveria e Republikës së Maqedonisë filloi të realizojë një projekt mjaft të rëndësishëm për mësidhënien dhe mësimnxënien në arsimin e lartë. Projekti u emërua përkthimi i 1000 librave dhe teksteve për mësim profesional dhe shkencor me të cilat studijohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA dhe Angli, ndërsa nga lëmia e drejtësisë në Francë dhe Gjermani", deklaroi minsitri Ademi. 

Sipas tij, deri më tani janë përkthyer gjithsej 919 tituj. Ai tha se ky projekt është një investim i madh në lëminë e arsimit të lartë dhe shkencës, përmes së cilës literatura botërore me reputacion shkencor është në dispozicion edhe për të gjithë profesorët universitarë, asistentët, studentët dhe për të gjithë qytetarët e interesuar.

Nga ana tjetër drejtori i ITKSHSH-së, Skender Asani tha se këto libra të përkthyera me renome botërore do të kontribuojnë në nivelizimin e arsimit shqip me atë botërorë dhe një dobi në frymën e Kongresit të Manastirit, që do të shënohet më 22 nëntor.

“Botimi dhe përkthimi i këtyre librave do t’u shërbejë studentëve, shnecës dhe studijuesve të ndryshëm të cilët marrin njohuri se ku është shkenca në botë, ku do të reflketojë pastaj në rritjen dhe avancimin e shkencës dhe nxjerrjen e një kuadri të mirëfilltë”, tha Asani.

Ministri Ademi tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për studentët dhe pritet që diku në fillim të vitit të ardhshëm të promovohen edhe 81 titujt tjerë të mbetur për përkthim dhe botim. 

Projekti do t’u mundësojë studentëve që në kontunuitet të jenë me të gjitha ngjarjet, të arriturat, rezultatet, hulumtimet, praktikat dhe format tjera nga lëmitë në të cilat ata studijojnë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın