Prishtinë
Nxnësit e Shkollave Maarif të Kosovës kanë arritur të fitojnë katër medalje në finalen e “Hi-Lingua”, platformë argëtuese për mësimin dhe konkurrimin në katër gjuhë, transmeton Anadolu.
Në finalen e kësaj gare e cila u mbajt në Hagë nga 10 deri më 16 korrik, nxnësit Anisa Mulaku dhe Hatice Reyhan Demirkiran fituan medalje të arta, Rejana Lezi fitoi medalje të argjendtë dhe Erta Tejeci medalje të bronztë.
Nxënësit e Shkollave Maarif në Kosovë konkurruan me nxënës nga 14 vende, ku ekipi tregoi aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore.
“Hi-Lingua” ofron një platformë argëtuese për të mësuar dhe konkurruar në gjuhët anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Nxënësit e lindur ndërmjet viteve 2004 dhe 2015 kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në këtë platformë.
“Hi-Lingua” promovon mësimin e gjuhëve duke mbështetur shkëmbimin kulturor dhe diversitetin gjuhësor në nivel global.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.