Rezultatet globale ‘TIMSS 2023’ tregojnë “efektivitetin e reformave” në sistemin arsimor të Türkiyes
"Sipas rezultateve të ‘TIMSS’-it, Türkiye është një nga pesë vendet që demonstron përmirësim në të gjitha fushat në të dy nivelet e klasave", tha zyrtari turk

Ankara
Sipas një zyrtari nga Ministria e Arsimit e Türkiyes, rezultatet e raportit të Tendencave në Studimin Ndërkombëtar të Matematikës dhe Shkencës (TIMSS) për vitin 2023 tregojnë qartë efektivitetin e reformave të bëra në sistemin arsimor në Türkiye.
Duke folur për Anadolu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Matjes, Vlerësimit dhe Provimit pranë ministrisë turke, Kemal Bülbül, tha se ata në mënyrë aktive kryejnë studime monitorimi dhe vlerësimi, me qëllim për të vlerësuar ndikimin afatgjatë të politikave dhe vendimeve arsimore në rezultatet e të mësuarit.
Bülbül theksoi “Rregulloren e matjes dhe vlerësimit të Ministrisë së Arsimit” në vitin 2023 si pjesë e këtyre përpjekjeve. Ai tha se rezultatet nga studimet monitoruese të nisura në vitin 2015 raportohen rregullisht dhe se ministria aktualisht po kryen pesë studime monitoruese, tre kombëtare dhe dy ndërkombëtare.
Rezultatet e raportit ‘TIMSS’ kryhen çdo katër vjet nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA), me synimin për të vlerësuar performancën e matematikës dhe shkencës së nxënësve të klasave të 4-ta dhe të 8-ta.
Duke cituar një raport nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Bülbül theksoi se rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), të shpallura në vitin 2023, e njohin Türkiyen si një nga katër vendet që ka treguar përmirësim të vazhdueshëm gjatë një periudhe 20-vjeçare.
"Sipas rezultateve të ‘TIMSS’-it, Türkiye është një nga pesë vendet që demonstron përmirësim në të gjitha fushat në të dy nivelet e klasave", tha zyrtari turk.
Ai shtoi se ‘TIMSS’ u mundëson vendeve të gjurmojnë tendencat në suksesin e arsimit në matematikë dhe shkencë, si dhe të vlerësojnë ndikimin e ndryshimeve të kurrikulës dhe metodave të mësimdhënies.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.