arsim, archive

Shkup, Ministria e Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Maqedoni

Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Britanik në Maqedoni dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

13.03.2015 - Përdıtësım : 13.03.2015
Shkup, Ministria e Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Maqedoni

SHKUP (AA) – Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë , Abdilaqim Ademi dhe drejtoresha ekzekutive e Këshillit Britanik në Maqedoni, Eleonora Zaprova, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim operacional, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Britanik në Maqedoni dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për sigurimin e shërbimeve këshilluese në zbatimin e aktiviteteve përgatitore për projektin “Zbatimi i legjislacionit për njohjen e ndërsjelltë të kualifikimeve profesionale”.

Në njoftim theksohet se mjetet financiare për shërbimet këshilluese do të sigurohet nga Këshilli Britanik në Maqedoni dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın