arsim

Shkup, shkollat turke NUN donacion librash për shkollën "Tefejuz"

Nxënësit e shkollave të Turqisë "Brezat Cilësorë Premtues" - NUN (Nitelikli Umutlu Nesiller) kanë bërë donimin e librave për bibliotekën e Shkollës fillore "Tefejuz" në Shkup

Furkan Abdula  | 28.04.2017 - Përdıtësım : 29.04.2017
Shkup, shkollat turke NUN donacion librash për shkollën "Tefejuz" Fotoreporter: Furkan Abdula/AA

Shkup

SHKUP (AA) – Nxënësit e shkollave të Turqisë "Brezat Cilësorë Premtues" - NUN (Nitelikli Umutlu Nesiller) kanë bërë donimin e librave për bibliotekën e Shkollës fillore "Tefejuz" në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të projektit "Disa Fjalë për Rumelinë" për pajisjen e bibliotekës, u organizua fushata e librit në shkollën fillore "Tefejuz" me iniciativë të nxënësve nga shkollat NUN Nurbandu Ferizat Demir dhe Melike Ceyda Şenocak, si dhe Nida Memnune Totu, e cila i shoqëronte.

Krahas teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën të donuara në kuadër të fushatës, bibliotekës së shkollës iu dhuruan afër 3000 libra, në mesin e të cilave edhe libra të ndryshëm mbi njohuritë e përgjithshme.

Në fushatën e librit morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, koordinatori në Shkup i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Aytekin Ayden, këshilltari i presidentit të Turqisë për Ballkanin, Sabri Demiri, kryetari i Unioni i Organizatave Turke të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATÜSİTEB), Hüsrev Emin, drejtori i shkollës Osman Emin, mësimdhënës dhe nxënës.

Fushata e librit është mbështetur nga Ambasada e Turqisë në Shkup, TIKA, Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare, Kolegji Yeni Nefes dhe shkolla e mesme fetare Ali Fuat Cebesoy.

Ndryshe, shkolla fillore Tefejuz zhvillon procesin arsimor në gjuhën turke në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, dhe prej më shumë se një shekulli është vatra e dijes e turqve që jetojnë në vend. Shkolla është themeluar në vitin 1884, dhe që atëherë ka edukuar shumë intelektualë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın