arsim

Spanja do të kërkojë që universitetet private të ofrojnë strehim për studentët

Protokolli i ri synon adresimin e krizës së strehimit për studentët dhe stafin e universiteteve

Beyza Binnur Dönmez  | 24.10.2024 - Përdıtësım : 24.10.2024
Spanja do të kërkojë që universitetet private të ofrojnë strehim për studentët

Gjenevë

Qeveria spanjolle do të nxjerrë një dekret që kërkon që universitetet private të sapokrijuara të ofrojnë mundësi strehimi për studentët e tyre, transmeton Anadolu.

Kjo masë është pjesë e një protokolli të nënshkruar nga institucionet përkatëse për të adresuar krizën e strehimit për studentët dhe stafin e universitetit, raportoi e përditshmja spanjolle “El Diario”.

Ndërsa rregulli zbatohet për të gjitha institucionet e reja, lajmi thotë se universitetet publike janë të përjashtuara pasi nuk janë të krijuara në 25 vitet e fundit dhe nuk janë planifikuar hapje në të ardhmen.

“Ne do ta përfshijmë këtë detyrim në përditësimin e Dekretit Mbretëror për krijimin e qendrave universitare”, ka thënë ministrja e Universiteteve Diana Morant, duke shtuar se qëllimi është “rritja e standardeve minimale që përcaktojnë një universitet”.

Protokolli inkurajon gjithashtu zhvillimin e banesave të përballueshme për studentët dhe stafin në tokë publike në zonat ku çmimet e qirave janë veçanërisht të larta.

“Ne kemi arritur marrëveshjet e nevojshme për të siguruar që universitetet e reja të ofrojnë zgjidhje strehimi për studentët e tyre si një kërkesë për ngritjen e tyre”, thuhet në dokument, sipas lajmit të gazetës spanjolle.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın