BALLKANI

Çavuşoğlu: Nuk duam që shteti vëlla i Kosovës të lejojë praninë e terroristëve

“Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë thelbësore për ne. Ne e vazhdojmë fushatën që Kosova të njihet nga më shumë shtete”, tha shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu

Kayhan Gül  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
Çavuşoğlu: Nuk duam që shteti vëlla i Kosovës të lejojë praninë e terroristëve ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se nuk dëshirojnë që shteti vëlla i Kosovës të lejojë praninë e terroristëve që tentuan të realizojnë grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu arriti për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli. Pas takimit, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Ai riafirmoi mbështetjen e Turqisë për shtetin dhe popullin e Kosovës, të cilin e quajti si shtet mik dhe vëlla.

“Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë thelbësore për ne. Ne e vazhdojmë fushatën që Kosova të njihet nga më shumë shtete. Veçanërisht, në takimet që i zhvillojmë me shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ne medoemos e sjellim në rend dite këtë çështje”, tha shefi i diplomacisë turke.

Çavuşoğlu e cilësoi si shumë të rëndësishëm integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke shtuar se vendi i tij do të japë përpjekje së bashku me Kosovën në këtë drejtim.

“Në veçanti, është i rëndësishëm integrimi në strukturat euroatlantike”, theksoi kryediplmati i Turqisë, duke riafirmuar se Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për ta ndihmuar Kosovën në këtë aspekt.

Ai shprehu mbështetje edhe në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Turqia e konsideron atë të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Çavuşoğlu deklaroi se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë edhe ndaj hapave të Ballkanit Perëndimor për rritjen e besimit, për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të tij.

“Ne do ta japim përpjekjen e njëjtë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Turqia do të luajë rol aktiv në këtë fushatë. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol në thelb është i rëndësishëm për rajonin dhe për këdo, përfshirë këtu edhe Serbinë. Kjo çështje nuk duhet shikuar nga aspekti politik, por nga aspekti i sigurisë”, vlerësoi ministri turk.

Duke folur për investimet e firmave turke në Kosovë, ai tha se sasia e këtyre investimeve është duke u rritur.

“Ne jemi në vendin e tretë edhe në investime, por edhe në tregti. Ne duam ta vazhdojmë këtë partneritet. Bankat tona këtu, firmat e aeroportit, minierave dhe shumë firma në fushat e tjera ushtrojnë veprimtari dhe mbështeten nga Kosova. Me miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, edhe tregtia mes nesh do të rritet. Në këtë drejtim, është e dobishme që sa më parë të realizohet edhe Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ekonomik. Nëse i përdorim në mënyrë efikase edhe mekanizmat e tjerë, siç janë forumet e biznesit, mendoj se në tregti dhe investime do t’i arrimë nivelet e synuara”, tha Çavuşoğlu.

- Çavuşoğlu paralajmërim kundër FETO-s

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në fushën e arsimit dhe zhvillimit.

“TIKA deri më tani ka realizuar mbi 600 projekte me vlerë prej 100 milionë eurosh. I propozoj TIKA-s që të jepen edhe projekte të reja në vijim. TIKA do të vazhdojë t’i mbështesë këto projekte në çdo fushë”, deklaroi Çavuşoğlu, duke shtuar po ashtu se Fondacioni Maarif i Turqisë dëshiron të hapë shkolla në Kosovë.

“Shkollat që do t’i transferojë qeveria e Kosovës janë të gatshme për t’u marrë nën kompetenca. Të mos ia dorëzojmë arsimin dhe fëmijët tanë terroristëve. FETO është organizatë terroriste. Ajo tentoi të realziojë grusht shteti në Turqi, duke vrarë pa mëshirë 251 persona”, tha Çavuşoğlu.

“Terroristët që e bënë këtë mund ta bëjnë të njëjtën edhe në Kosovë. Andaj, nuk duhet të lejojmë që duke i përdor institucionet arsimore, të infiltrohen në institucionet e Kosovës. Nuk duam që shteti vëlla i Kosovës të lejojë praninë e terroristëve që tentuan grusht shteti”, tha më tej kryediplomati turk, duke theksuar se vendi i tij pret ekstradimin e terroristëve që duhet ekstarduar.

“Turqia nuk do të strehonte askënd që do të kryente jo tentativë për grusht shteti, por edhe ndonjë aktivitet ilegal dhe do t’ia dorëzonte atë Kosovës. Edhe ne presim të njëjtën gjë nga vëllezërit tanë. Besoj që bashkëpunimi në këtë çështje do të jetë edhe më i mirë”, shtoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu.

Ministri turk përfundoi fjalën e tij duke thënë se në Kosovë ndihet sikur në shtpinë e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın