Toni Avramov
23 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
GJEVGJELI (AA) - Qytetarët e qytetit jugor të Maqedonisë, Gjevgjelisë, përmes referendumit do të vendosin nëse janë dakord për ndërtimin e dy minierave të arit në malin Kozhuf, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas listës zgjedhore në komunën e Gjevgjelisë duhet të votojnë gjithsej 19,363 qytetarë në 37 vendvotime, të cilat janë hapur këtë mëngjes në orën shtatë dhe do të mbyllen në orën 19:00. Referendumi si i suksesshëm do të konsiderohet nëse do të përgjigjen 51 për qind të votuesve.
Mbajtja e referendumit është iniciuar nga Shoqata "Shpëtim për ne", e cila ka paraqitur një nismë në Këshillin e Komunës së Gjevgjelisë. Këshilli vendosi që referendumi të mbahet më 23 prill të vitit 2017.
"Nismën nëse qytetarët duan apo nuk duan hapjen e minierës së tillë e vendosëm si propozim në Këshillin e Komunës së Gjevgjelisë, ku anëtarët e Këshillit njëzëri vendosën që kjo iniciativë duhet të shkojë në referendum me theks të veçantë se Gjevgjelia duhet të mbrojë mjedisin ekologjik të pastër", ka deklaruar për AA kryetari i komunës AA së Gjevgjelisë Ivan Frangov.
Një vendim i tillë është motivuar nga mundësia e inicimit të procedurës për marrje në koncesion për hapjen e minierave të tilla të modelit të hapur të cilat do të shkaktonin dëme të mëdha para se gjithash në shëndetin e njerëzve, thonë nga shoqata "Shpëtim për ne".
Përndryshe, koncesionet për eksplorimin e malin Kozhuf i ka fituar kompania kanadeze "Newsun" përmes kompanisë maqedonase "Reservoir minerale Macedonia" në vitin 2013, dhe e njëjta marrëveshje skadon në korrik të vitit 2017.