27 Prill 2017•Përditësim: 27 Prill 2017
SHKUP (AA) – Teksa vazhdojnë protestat para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, bëhet e ditur se një grup i maskuar që ka hyrë në godinën e Kuvendit po mban peng disa deputetë dhe përfaqësues të mediave, në mesin e tyre edhe kameramanin e Anadolu Agency (AA).
Ende vazhdon protesta e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së para kuvendit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të kuvendit.
Siç raportojnë mediumet, grupi i maskuar që ka hyrë në kuvend, ka marrë peng disa deputetë. Gjatë incidenteve janë lënduar disa emra, në mesin e të cilëve edhe lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.
Në ndërkohë, mësohet se disa përfaqësues të mediave, përfshirë edhe kameramanin e AA, janë në mesin e personave që mbahen peng. Grupi të cilët në duar mbanin pistoleta, është vërejtur se si pyesin të gjithë se për cilin medium punojnë, ndërkohë duke sulmuar disa persona.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka arritur të shpërndajë pjesën më të madhe të protestuesve të dhunshëm.