Kosovë, fillon projekti “Avancimi i institucioneve kosovare, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal”
Në ceremoninë e lancimit të projektit, përveç ambasadorit norvegjez Per Stranda Sjaastada dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, morën pjesë edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri
Prishtinë
PRISHTINË (AA) – Një grup hulumtues për politka ballkanike me mbështetje të ambasadës së Norvegjisë në Prishtinë ka inicuar sot projektin dy vjeçarë “Avancimi i institucioneve kosovare, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e lancimit të projektit, përveç ambasadorit norvegjez Per Stranda Sjaastada dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, morën pjesë edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri dhe shumë personalitete tjera nga jeta politike dhe shoqëria civile.
Drejtori ekzekutiv i grupit hulumtues për politika ballkanike Naim Rashiti deklaroi se ky projekt ka për qëllim avancimin e agjendës së BE-së për Kosovën përmes përforcimit të institucioneve, demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke marrë pjesë në të gjitha nivelet e shoqërisë.
"Projekti ka pesë komponente:Fillimisht zgjerimi i konsensusit politik dhe intensifikimi i dialogut midis subjekteve kryesore parlamentare, përfshirja e grave, të rinjve, pakicave dhe shoqërisë civile në procesin e shtetndërtimit. Tjetra i referohet trajnimit specifik të të rinjve, ndjekur nga mbështetja e shoqërisë civile në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe e katërta përkrah promovimin e marrëdhënieve rajonale, përtej marrëdhënieve me Serbinë, në veçanti avancimin e marrëdhënieve shumë të ulëta me Bosnje e Hercegovinën", tha Rashiti.
Komponenta e pestë e projektit është përmirësimi i ndarjes së pushtetit në Kosovë, rritja e kontrollit dhe balancimi mes tyre.
Kryeministri Haradinaj përshëndeti projektin e ri të grupit hulumtues për politika ballkanike, si dhe ambasadën e Norvegjisë, duke theksuar se programet e tilla ndihmojnë arritjen e konsensusit mbi tema të ndryshme.
“Edhe programi i ri që fillon sot ka rëndësinë e tij, sepse në dinamikën e qëllimeve të mëdha shpesh mungojnë elementet kryesore të jetës sonë, të tilla si krijimi i terrenit të qëndrueshëm nëpërmjet dialogut mes partive, mes institucioneve, mes shoqërisë në përgjithësi, mes bashkësive etnike, meqë kur krijojmë paqe mes shteteve, kjo paqe duhet të ndodhë edhe mes njerëzve dhe komuniteteve të vendit tonë”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se ka shumë sfida përpara Kosovës, por se është një nga stagnimet kryesore në zbatim dhe se duhet të shfrytëzohet çdo mundësi për të shkuar përpara.
Ambasadori norvegjez Sjaastad theksoi se Kosova ka nevojë për konsensus mbi qasjen ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe se të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e dialogut. Ai gjithashtu tha se Kosova ka nevojë për reforma të qëndrueshme dhe se nuk nevojiten politikanë të korruptuar, por të përgjegjshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.