Stipe Mayiç
09 Nëntor 2017•Përditësim: 09 Nëntor 2017
ZAGREB (AA) - Administratori i jashtëzakonshëm i Agrokorit, Ante Ramljak, sot njoftoi se gjykatat britanike e kanë njohur "Ligjin Agrokor", dhe se ka njohur 41.23 miliardë kuna (5.5 miliardë euro) si kërkesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Administratori i jashtëzakonshmëm Ramljak nga selia e Agrokorit para mediave deklaroi se gjykata në Londër ka pranuar Ligjin e administrimit të jashtëzakonshëm.
"Kështu asnjë padi që do të ngritet në Londër nuk do të mund të udhëhiqet, përveç në rastin e tërë këtij procesi të administratës së jashtëzakonshme. Kështu që të gjitha paditë që do të ngriten para gjykatave britanike do të kthehen për procedim në gjykatat kroate", tha Ramljak.
Ai sot prezantoi shumat e kërkesave, me faktin se janë pranuar 41.23 miliardë kuna (5.5 miliardë euro) kërkesa, ndërsa kontestoi kërkesat prej 16.54 (2.2 miliardë euro), nga të cilat 8.5 miliardë kuna (1.13 miliardë euro) të kërkesave janë kontestuar vetëm Sberbankës.
Borxhi i përgjithshëm, megjithatë, arrin në 59 miliardë kuna, kurse Ramljak paralajmëroi se edhe për këto borxhe duhet të negociohen me kreditorët.
Kërkesat ndaj bankës ruse janë kontestuar për shkak të ndjekjes penale të cilën banka e udhëheqë kundër Agrokorit.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç ka deklaruar se ka për qëllim që komisioni hetimor parlamentar për rastin "Agrokor" të sqarojë publikisht të gjitha elementet e rastit. Ajo rastin "Agrokor" e ka quajtur "skandali më i madh në historinë e Kroacisë".