Nazmi Abduramani
27 Prill 2017•Përditësim: 27 Prill 2017
SHKUP (AA) – Protestuesit e nismës për “Për Maqedoni të Përbashkët” të cilët hynë në Kuvend kanë marrë sallën plenare ku paraprakisht Talat Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u zgjodh për kryetar të Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazetari i AA-së gazetarët nga dhoma e konferencës janë pëjashtuar ndërsa janë mbajtur disa deputetë të shumicës parlamentare në mesin e të cilëve lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev, dhe disa deputetë të tjerë janë lënduar.
Ka brohoritje dhe thyerje të dritareve dhe dëme të tjera.
Me 61 vota “për”, në atmosferë kaotike në Kuvendin e Maqedonisë, nga shumica parlamentare është zgjedhur Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit.
Deputetët e shumicës parlamentare në këmbë zgjodhën kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së me brohoritje dhe intonimin e himnit të Maqedonisë tentuan që të parandalojnë zgjedhjen.
Zgjedhjes i parapriu një gjendje e tensionuar pasi thuajse të gjithë deputetët mbetën në sallë edhe krahas asaj se kryesuesi Trajko Velanovski ndërpreu vazhdimin e seancës konstituive.