Adel Ömeragiç
20 dhjetor 2016•Përditësim: 20 dhjetor 2016
PODGORICË (AA) – Në Podgoricë sot është vendosur në përdorim stoli i parë i “mençur” me energji diellore, që ka sensorë për matjen e cilësisë së ajrit si dhe mbushës për telefonat celularë. Stoli është vendosur në qendër të qytetit, ndërkohë që pritet vendosja edhe 3 të tjerëve në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shesh është vendosur stoli me dizajn modern me mbushje diellore në të cilën ka të integruar mbushës telefonash, porte të USB-së si dhe matës të dioksid karbonit në ajër , zhurmës, temperaturës, lagështisë dhe shtypjes së ajrit.