BALLKANI

Mbyllet gazeta e FETO-s Zaman në Maqedoninë e Veriut

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e gazetës së FETO-s, theksohet se gazeta e shtypur në turqisht dhe revista e shtypur në shqip në ditët në vijim për herë të fundit do të takohet me lexuesit

Adnan İdriz, Dzihat Aliju  | 23.02.2019 - Përdıtësım : 25.02.2019
Mbyllet gazeta e FETO-s Zaman në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Organi i publikimit i Organizatës Terroriste FETO në Maqedoninë e Veriut, Zaman Maqedoni, ka vendosur mbylljen publikimit të shtypur si rezultat i vështirësive financiare, mos interesimit të popullit dhe luftës aktive të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e gazetës së FETO-s, theksohet se gazeta e shtypur në turqisht dhe revista e shtypur në shqip në ditët në vijim për herë të fundit do të takohet me lexuesit, ndërsa publikimet e saj do t’i vazhdojë në portalet online të lajmeve dhe mediat sociale.

Ministria pa resor përgjegjës për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë i Maqedonisë së Veriut më 28 janar njoftoi se gazetës "Zaman Maqedoni" të organizatës terroriste FETO i është ndarë mbështetje financiare.

Nga 13 mediume, 11 prej tyre u është ndarë mbështetje, përfshirë edhe gazetën "Zaman Maqedoni". Siç u njoftua, gazetës së FETO-s i janë ndarë 903.092 denarë (rreth 14.670 euro) në kuadër të këtij programi.

Pas kësaj, Ambasada e Turqisë në Shkup dhe politikanë me origjinë turke në vend reaguan ashpër ndaj vendimit, pranë ambasadës turke në Shkup u organizua protestë kundër vendimit të mbështetjes ndaj Maqedoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın