BALLKANI

Ministri Çavuşoğlu takon homologun Pacolli

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare

Dzihat Aliju  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
Ministri Çavuşoğlu takon homologun Pacolli

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që është mbajtur në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Ministri Çavuşoğlu realizoji takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, nesër është paraparë që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ministri turk gjithashtu pritet që nesër të vizitojë qytetin e Prizrenit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.