Figen Shaban
02 shkurt 2018•Përditësim: 02 shkurt 2018
PRISHTINË (AA) - Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të ministres Shekerinska me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha do të mbahet edhe takimi i përbashkët në mes dy delegacioneve. Ndërsa dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Shekerinska dhe delegacioni që ajo kryeson, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën "Adem Jashari".
Ministrja do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.