Admir Fazlagikj
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
SHKUP (АА) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Maqedonisë njoftoi se gjatë bastisjes së dy objekteve në Haraçinë të Shkupit janë zbuluar 120 kilogramë drogë narkotikë marijuanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë ditës së djeshme nëpunësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, në koordinim me Departamentin për polici kriminalistike pranë MPB-së, gjatë bastisjes së dy objekteve në Haraçinë të Shkupit zbuluan dhe konfiskuan 120 kilogramë drogë narkotike marijuanë, 100 gramë heroinë dhe 100 gramë kokaninë.
“Pas marrjes së informacioneve operative për kryerje të veprës penale prodhim të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, është lëshuar urdhër gjykate për të kërkuar në shtëpi dhe objektet tjera të personave R.B (32) dhe E.B. (56) nga Haraçina”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më pas thuhet se MPB në bashkëveprim me prokuroin publik punon në dokumentimin e plotë të rastit.