BALLKANI

Përmbytje në Shkodër, angazhohen forcat ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informon se për t'u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që kanë kryer evakuimin e disa familjeve nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Fatjon Cuka  | 20.03.2018 - Përdıtësım : 20.03.2018
Përmbytje në Shkodër, angazhohen forcat ushtarake Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Situata nga reshjet e shiut gjatë orëve të fundit vazhdon të jetë problematike në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku mijëra hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informon se për t'u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që kanë kryer evakuimin e dhjetëra banorëve nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës. 

Sipas këtij institucioni, me ndihmën e forcave ushtarake po merren masa për forcimin e argjinaturave, ndërsa në qarkun e Shkodrës janë mbi 2900 hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë (IGJEUM) sot dhe nesër priten reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit, ku në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive.

Kujtojmë se reshjet e shiut të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në Shkodër, Durrës dhe zona të tjera të vendit, ndërsa në Vlorë tre ditë më parë si pasojë e erës së fortë humbi jetën një person, i cili u godit nga një vetrartë xhami. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın