Medin Halilovic
12 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
BEOGRAD (AA) - Policia serbe në pikën kufitare Horgosh, me Hungarinë, konfiskoi më shumë se 21 kilogramë marijuanë dhe arrestoi një person. Në disa operacione të policisë në Beograd për shkak të trafikimit të drogës dhe posedimit të paligjshëm të armëve janë arrestuar pesë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, Departamenti për Luftën kundër krimit të organizuar afër Suboticës gjatë kontrollit të një makine me targa të Kraljevës të cilën e ka drejtuar D.B. (1985) në një bunker të veçantë të ndërtuar, kanë gjetur 52 pako me 21.5 kilogram marijuanë, njoftojnë nga MPB e Serbisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është mbajtur në paraburgim. Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimin e drogës, me akuzën penale, ai do të nxirret para Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë.
Në disa operacione të ndara në Beograd, policia ka konfiskuar 200 gram heroinë, 600 gram marijuanë, pesë gram kokainë, 150 gram amfetaminë, 30 tableta ekstaze, tre pistoleta, dy pushkë, municion dhe ka arrestuar pesë persona.
Të gjithë të dyshuarit, me akuza penale, do të nxirren para Prokurorisë së Lartë Publike për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimin e drogës, si dhe prodhimin e paautorizuar, mbajtje dhe transport me armë dhe eksplozivë.