Malik Hasa
02 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
TIRANË (AA) – Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për sulmin terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se Nishani në mesazhin e tij drejtuar homologut turk ka thënë se përgjakja e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll nga sulmi mizor terrorist duke i ndërprerë jetën dhe gëzimin 39 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosur shumë tjerë, e ka tronditur dhe hidhëruar shumë.
Duke vënë në dukje se shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk dhe se të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë Nishani në vijim të mesazhit të tij drejtuar Presidentit të Turqisë Erdoğan shprehet:
“E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore.”