BALLKANI

Tiranë, konferencë për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar

Gjatë fjalës së saj në konferencë, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh se është bërë i mundur katërfishimi i mësuesve ndihmës në shkolla dhe prania e mbi 3.300 fëmijëve me aftësi ndryshe

Malik Hasa  | 17.02.2017 - Përdıtësım : 18.02.2017
Tiranë, konferencë për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Tiranë është organizuar sot konferenca "Kam të drejtë dhe potencial për arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës", ku u prezantua edhe raporti i parë kombëtar i arsimit të fëmijëve me sindromën Down, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo konferencë ka mbledhur së bashku mësues të përgjithshëm dhe mësues ndihmës dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizatave me fokus personat me aftësi të kufizuar, etj.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh se është bërë i mundur katërfishimi i mësuesve ndihmës në shkolla dhe prania e mbi 3.300 fëmijëve me aftësi ndryshe.

Ajo e ka cilësuar praninë e nxënësve të tillë si një pasuri. Ministrja ka thënë se të gjithë mësuesit që angazhohen për këto fëmijë kanë mbështetjen e saj dhe të gjithë Ministrisë së Arsimit. Nikolla ka vënë në dukje se më parë kanë munguar mësuesit ndihmës në shkollat e Shqipërisë dhe tashmë ata sipas saj janë në një stad shumë më ndryshe.

"Ne kemi një ambicie të madhe që në vitin 2020 të kemi të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe të ingruar në shkolla dhe jo vetëm kaq, por edhe në sistemin parashkollor. Ky do të jetë një instrument i ri i rëndësishëm në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur kur vijnë në shkollë", tha ministrja.

Në vijim të fjalës së saj Nikolla ka theksuar rëndësinë edhe të universiteteve në mbështetjen e kësaj nisme duke trajnuar dhe përgatitur kudaro të tillë, pasi sipas saj çdo gjë nis pikërisht në universitete. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın