BALLKANI

9 migrantë të vdekur pasi varka e tyre përmbyset në lumin mes Serbisë dhe Bosnjës

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se varka është përmbysur gjatë natës dhe deri më tani janë nxjerrë tetë trupa, ndërsa një trup tjetër është gjetur në anën boshnjake

Mustafa Talha Öztürk  | 22.08.2024 - Përdıtësım : 23.08.2024
9 migrantë të vdekur pasi varka e tyre përmbyset në lumin mes Serbisë dhe Bosnjës Foto: Arkiv

Beograd

Të paktën nëntë migrantë të parregullt kanë humbur jetën sot pasi varka e tyre është përmbysur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Lumin Drina nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se varka është përmbysur gjatë natës dhe deri më tani janë nxjerrë tetë trupa, ndërsa një trup tjetër është gjetur në anën boshnjake.

Daçiq tha se 16 nga të mbijetuarit ishin sirianë dhe dy shtetas egjiptianë.

Të gjithë të mbijetuarit janë transferuar në spitalet në afërsi.

Ndërkohë, është duke vijuar procesi i identifikimit të migrantëve të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın