Vesna Besiç
11 Tetor 2019•Përditësim: 11 Tetor 2019
Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në lagjen Pasha bunar të Tuzlës, Bosnjë e Hercegovinë, konfirmoi për Anadolu Agency (AA) zëdhënësja e Drejtorisë së policisë së Ministrisë së Brendshme të kantonit të Tuzlës, Amra Kapidzhiç.
“Sot në ora 7:23 në stacionin policor u lajmërua se është hedhur bombë në një objekt banesor në lagjen Pasha bunar”, tha Kapidzhiç.
Hetimi është në rrjedhë ndërsa pas përfundimit do të ketë më shumë informacione.
“Tani për tani disponojmë me informacionin se dy persona kanë pësuar për vdekje ndërsa një është plagosur”, shtoi Kapidzhiç.